Familjarët e tre kosovarëve, që vdiqën ditë më parë në një aksident trafiku në Gjermani kanë njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër në ora 16:00.
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se varrimi do të bëhet në fshatin Rahovicë, komuna e Ferizajit.
Njoftimi i familjarëve:
Me dhimbje ju njoftojmë se varrimi i tre familjarëve tanë Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi, që vdiqën tragjikisht prej kthimit nga vendlindja në Zvicër, do të mbahet nesër me datë: 21 Tetor 2020 mbas faljes së namazit të ikindis në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë – Ferizaj.