Dita e nesërme do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 24 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.