Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se nesër më 24 mars në ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë çështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 11:00, transmeton Klan Kosova.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.