Nesër pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se një draft do t’ju dërgohet nga kompania që ka bërë matjet gjatë javës së kaluar.
Ai ka thënë se pasi ta pranojnë draftraportin, atëherë do të dihet nëse ura e Ibrit është stabile për t’u hapur për qarkullim të automjeteve, teksa ka shtuar se i njëjti do jetë edhe publik.
Javën e kaluar institucionet kosovare kanë bërë matjet dhe testimin e fuqisë mbajtëse së urës së Ibrit.
Insistimi i qeverisë për hapjen e urës është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel, në kuadër të dialogut.