Punëtorët teknikë të sektorit privat, nga e hëna do të nisin grevën.
Këta nuk do të punojnë deri kur të përfshihen në listën e shtesave, ngase sipas tyre janë të rrezikuar për shkak që punojnë në ambientet e njëjta me pacientët me COVID-19, njësoj si mjekët dhe infermierët.
Në grevë do të futen rreth 2 mijë punëtorë, ndërkaq përjashtim nga ta do të bëjnë punëtorët në QKUK, ngase të njëjtit nuk përfillën kërkesat e sindikatës, të cilët ndaluan punën për disa orë gjatë javës.
Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, bëjnë thirrje të mos iu bëhet presion punëtorëve, ngase ligjërisht ata që e bëjnë këtë dënohen nga 500 deri në 5 mijë euro.
Ndërkaq, institucionet përgjegjëse nuk kthyen përgjigje nëse pritet që edhe këta punëtorë të futen në listat e shtesave, megjithatë disa kompani kanë dërguar listat e të punësuarve për këtë proces