Nesër, në 21 vjetorin e ditës së çlirimit të Klinës, komuna ka paraparë shënimin e kësaj dite me disa aktivitete.
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Komunën e Klinës, Mirsad Dakaj, përmes facebookut, ka njoftuar se pikërisht në 21 vjetorin e ditës së çlirimit do të bëhet edhe përurimi memorialit të masakrës së Kralanit, ku në vitin 1999 janë vrarë e masakruar 87 civilë shqiptarë.
Ai ka shkruar se ndërtimi i memorialit ishte ide e kryetarit të komunës, Zenun Elezaj, ndërsa është financim i komunës së Klinës.
Postimi i tij i plotë në: facebook
Krimet e krimineleve serbë ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë në Kralan, Krushë, Pastasel, Poterq, Rezallë, Izbicë, Reqak e masakra të tjera gjatë luftës në Kosovë, janë e do të mbesin përherë dëshmi, se Serbia është një shtet i ndërtuar në bazë të krimeve e i ujitur me gjak të të pafajshmëve.
Martirët e këtyre masakrave nuk flasin më. Ne, bashkëkombësit e tyre, e kemi obligim moral, kombëtar e njerëzor, që të flasim në emër të tyre, të i dokumentojmë krimet serbe që të mbesin çdo herë në histori, e të kërkojmë drejtësi, pa ndalur, për fatin e tyre.
Nesër, pikërisht në njëzetë e një vjetorin e çlirimit të Klinës, në Kralanin e dhimbjes tonë kombëtare, do të bëhet përurimi i memorialit të masakrës së 4 prillit të vitit 1999, ku 87 civilë shqiptar u vranë, e për fatin e disa prej tyre ende asgjë nuk dihet.
Ndërtimi i këtij memoriali, në shenjë nderimi e respekti për martirët e kombit, që u shndërruan në themel të lirisë, ishte ide e kryetari të komunës, Zenun Elezajt, pasi askush më herët se bëri.
Derisa institucionet qendrore e ato ndërkombëtare nuk shfaqin vendosmërinë për zbardhjen e fatit të tyre, familjarët ende jetojnë në ankth e më shpresën që çdo ditë e më shumë iu shuhet.
Në Kralan, civilëve shqiptarë iu prenë ëndrrat për një jetë në liri e një vend ku ëndrra mund të kthehej në realitet. Nesër, Klina do të festojë ditën e çlirimit. Festa kurrë nuk është e plotë, sepse dhimbja për të pagjeturit na shtrëngon në zëmër e s`na lë kurrë të qetë. Ata, askujt më shumë se familjarëve nuk iu mungojnë.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e vendit!
Urime përvjetori i 21-të i çlirimit!”
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e vendit!
Urime përvjetori i 21-të i çlirimit!