Nesër do të zhvillohen dy me e mjaft interesante të boksit, Anthony Joshua përballë Usyk dhe Florian Marku kundër Maxim Prodan.
Anthony Joshua kishte përballje kundër Fury, por ky i fundit do të ndeshet me Wilder fillimisht, ndërsa Joshuas i duhej një kundërshtar dhe tani do të ndeshet me ukrainasin.
Në anën tjetër shqiptari Florian Marku do të boksojë kundër romanit Prodan, teksa është parë mjaft i ‘uritur’ për ndeshje gjatë matjeve, madje ai ka thënë se do të dalë fitues.
“Ai kurrë nuk është ndeshur më dikë si unë, do t’ia tregojë këtë të shtunën”, u shpreh ndër të tjera boksieri shqiptar.
Ceremonia e ndeshjeve fillon në orën 20:00 teksa meçet do të zhvillohen në stadiumin e Tottenham Hotspur.