Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.