Procesi i rinumërimit të rreth 1 mijë e 400 vendvotimeve pritet të përmbyllet nesër. Deri në orën 16:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë rinumëruar 1307 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe se ky proces pritet të marrë fund të dielën.
“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, ka thënë Elezi.