Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Mbledhja e tyre do të fillojë në ora 12:00, teksa në rend dite do të jetë edhe falja e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19,
Pikat e rendit të ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,
5. Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,
8. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,