Nesër mbahet seancë solemne në Klinë në nderim të prof. Ymer Berisha

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seancë solemne në Klinë për ndarje të çmimeve

Me restin e dekorimit te profesor Ymer Berishes me urdherin Nderi i Klines i propozuar nga prof. dr. Lush Culaj

 

Luftëtar për çlirimin kombëtar në Kosovë, veprimtar i lëvizjes demokratike. Lindi në fshatin Gjurgjevik i Madh, komuna e Klinës  më 1912. Pas kryengritjes së vitit 1919 në Kosovë, për shkak të represionit, iku bashkë me të atin në Shqipëri. Shkollën fillore e filloi në Krumë dhe e përfundoi në Fushë Krujë. Ndoqi Normalen e Elbasanit ku pati mësimdhënës figura  të çmuara të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhu­vanin, Ahmet Gashin etj. Pas diplomimit në vitin 1932, punoi për një periudhë të shkurtër si mësues në disa shkolla të Shqipërisë. Me bursën e dhënë nga shteti shqiptar vazhdoi studimët në Itali, ku përfundoi Akademinë Ushtarake dhe Fakultetin e Histori-Gjeografisë. Pas kthimit punoi si mësimdhënës në disa fshatra të rretheve të Shqipërisë. Ishte ndër intelektualët më të shquar kosovarë në Shqipëri dhe aktivist i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Në vitin 1941 pas okupimit të Jugosllavisë nga nazi-fashizmi prof. Berisha u kthye në Kosovë ku filloi punën si mësimdhënës në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ymer Berisha ishte pjesë e Shtabit të Shaban Polluzhës në luftën e Drenicës në fillim-vitin e vitit 1945 dhe një ndër njerëzit më të respektuar të tij.

Pas shuarjës të rezistencës të Shaban Polluzhës, Berisha mbeti njëri nga prijësit e dalluar të Rezistencës së Kosovës. Ai kaloi në malet e Llapushës dhe nga aty filloi përpjekjet për organizimin e  rezistencës. Konsiderohet njëri ndër ideologët dhe krijuesit e platformës politike për mbrojtjen e kufijve etnikë të trojeve shqiptare. Ishte luftëtar kundër fashizmit e komunizmit. Si truri dhe nervi dirigjues i levizjes ilegale siq e cil;sojn; edhe dokumentet e CIA-s amerikane. kishte dhenë kushtrimin për formimin e një fronti unik politiko-ushtarak të të gjitha rrymave. Ai  dhe organizata e tij Besa Kombetare ishin përcaktuar për luftë të armatosur  me program demokratik  properëndimor, duke promovuar kështu edhe nacional-demokracinë e Kosovës (e cila do të bëhet model edhe për lëvizjet e mëvonshme politike në Kosovë, si ato të viteve ’90).

Kuvendi i Dobërdolit i gushtit 1945  e zgjodhi profesor Berishën udhëheqës politik. Në Kuvend prezantimi i problemeve që kërkonin zgjidhje nga prof. Berisha ishte shumë përbajtësor.

Prof. Berisha mbante lidhje  me forcat anglo-amerikane. Veçohen letrat e profesorit që i këmbente me misionin anglez, respektivisht me gjeneralin Hadson. Në një raport me 22 tetor 1945 prof. Berisha e informonte atë për situatën e rëndë politike në Kosovë. Peticioni në emër të shqiptarëve të Jugosllavisë së atëhershme për gjeneralin Hadson, kishte për qëllim që Britanisë së Madhe t’i ofrohej një pasqyrë reale mbi gjendjen e shqiptarëve. Lidhjet ndërmjet organizatës “Besa Kombëtare” dhe misionit anglez, mbaheshin me vështirësi të mëdha.

Në vitet 1945-1947, në radhët e LNDSH-së të udhëhequr nga Profesor Ymer Berisha, Halim Spahia, Gjon Serreqi, Selman Riza, Marije Shllaku etj, kishte në radhët e veta mbi 30.000 anëtarë aktivë në të gjitha territoret e Kosovës, Maqe­donisë e Bujanocit me rrethinë. Kjo e dhënë flet qartë se çfarë rezervash kishin shqiptarët ndaj forcave komuniste.

Në Kongresin e Lipovicës (Blinajës) të 25 korrikut 1946  prof. Ymer Berisha u emërua Komandant i UPNDSH-së dhe Kryetar i tërë Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. Në fakt detyra më e lartë komanduese e udheheqjes aë mbarë levizjes profesorit iu dha në mungesë, sepse ai tashmë ishte eliminuar fizikisht. Sipas të dhënave që i jep eprori komunist jugosllav Gojko Medenica, më 11korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, Ymer Berisha u vra ku ishte se bashku me liderin e Lugut te Drinit Ndue Perlleshin.

Ai vdiq si vdesin trimat dhe as sot nuk i dihet varri i saktë. Uroj që brezat e ardhshëm të mësojnë të vërtetën veprimtarinë e Komandantit të Maleve Dardane, Durim Vullnetit, alias Ymer Berisha, politikan, strateg, ushtarak, filozof, gjuhëtar, historian, gjeograf, arkeolog, e mbi të gjitha humanist.