Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të fillojë nga ora 10:00.
Rendi i ditës është shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022 për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Edhe në ora 11:00 do të jetë seanca plenare e Kuvendit.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.
Vendi: Kuvendi Kosovës