Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj mbledhje gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 10. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit të Kosovës,
Në njoftim bëhet e ditur se do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës dhe ajo ka të bëjë me . Kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Njoftimi i plotë:
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 2 qershor 2020
Dita: E martë
· Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
· Vendi: Salla C-301
· Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.
Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!