Nesër Komuna e Klinës mban Debat për Publikun, në Sallën e Kuvendit Komunal

Komuna e Klinës, ka publikuar një njoftim për të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ-të, organizatat e biznesit, kryetarët e fshatrave të bashkësive lokale, media dhe të interesuarit tjerë, që Debati me Publikun, do të mbahet më 13.06.2023, në sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar në ora 10:00, lidhur me :
Ky është rendi i ditës:
Draft – Strategjia për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2023 – 2026
Draft – Plani i Veprimit për Informim dhe Komunikim 2023-2026
Materiali në formë fizike mund të merret në Zyrën e Shërbimit për Punë të Kuvendit, po ashtu gjendet edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Klinës si dhe në Platformën e Qeverisë së Kosovës për Konsultime Publike.
https://kk.rks-gov.net/…/STRATEGJIA-PER-KOMUNIKIM-DHE…
https://kk.rks-gov.net/…/PLANI-I-VEPRIMIT-PER-INFORMIM…
Propozimet e juaja lidhur me këto akte mund t’i dorëzoni me shkrim në shërbimin për punë të kuvendit, kati I, zyra e dytë.
Gjithashtu, në mënyrë elektronike tek zyrtarët:
1. Ahmet Berisha, email: [email protected]
2. Vlora Tafili, email: [email protected]
Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e juaja deri në datën e mbajtjes së debatit si dhe gjatë mbajtjes së këtij debati.
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet e juaja do të merren në konsideratë në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, konform dispozitave ligjore.