Egzona Islami që është zhdukur nga e diela nga fshati Çirezit ende nuk është gjetur,
Nesër do të organizohet një kërkim masiv për gjetjen e saj ku në krye do të jetë edhe Ridvan Tahiri -Riki.
Organizatori i kësaj, Fikret Rexhepi ka bërë apel banorëve të fshatrave përreth që të bashkohen në mënyrë që të gjindet më shpejt Egzona.
Postimi:
APEL PËR NDIHMË
NË KËRKIM TË EGZONA ISLAM FERATI NGA FSHATI ÇIREZ
Të dashur qytetarë të fshatërave të bashkësisë lokale të Çirezit (Baks, Prellofc, Krasmirofc, Kozhicë, Krasaliq). Si dhe të gjithë fshatërave përreth Dashefc, Shtuticë, Likoshan, Gllanasell, Gradicë, Qikatovë, Dobrashefc , Godanc, të gjithë ju qytetarë të vullnetit të mirë kërkohet mobilizim masiv qe nesër më datën 25.10.2020 ( e Diele) në ora 07:00 të mengjesit, të bëhemi bashkë të varrezat e Dëshmorëve Likoshan – Çirez dhe nga aty të ndahemi në grupe qe të kërkojmë Egzonen e cilat ka humbur që disa ditë por ende nuk është gjetur.
Andaj ju bëjë thirrje të gjithë banorëve dhe vullnetmirëve qe kanë mundësi bashkëpunimi në këto fshatra që të japim një kuntributë i cili është shumë i rëndësishëm për Egzonen si dhe familjen Ferati.
Me respekt Vullnetarët dhe Familja Ferati.
Vullnetarët që do të grumbullohen në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj, më në krye Ridvan Tahiri Riki do të ju bashkangjiten grupit të kërkimit.