Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për familjen Kërqagu nga komuna e Rahovecit. Djali i tyre, Arlind Kërqagu u nda nga jeta në moshë të hershme.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në ora 13:00, në varrezat e Rahovecit.
Arlindi ka qenë një afarist i suksesshëm që veproi në Prishtinë.
Njoftimi i familjarëve:
Njoftim mortor
Me pikëllim ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vëllau jonë më i dashur, Arlind Selajdin Kërçagu.
Varrimi bëhet nesër në 13:00, në varrezat e Rahovecit.