Neser është ditëlindja e Mujë Krasniqit, komandant “Kapuqi” të UÇK-së

Dëshmorët thuhen se kanë vetëm ditëlindje, ndërkohë jo edhe ditëvdekje, sepse ata llogariten të pavdekshëm. Komandanti i UÇK-së, Mujë Krasniqi, neser e ka ditëlindjen e 54-të. Mujë Krasniqi lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. A i u vra vetë i tridhjetë e shtati në kufirin që i ndante shqiptarët më 14 dhjetor të vitit 1998. Ai ishte angazhuar shumë herët në UÇK, ndërkaq bashkë me të u vra edhe miku i tij, Beqir Gashi nga Mleqani i Malishevës, me të cilin edhe këndonin bashkë.

Mujë Krasniqi (6 Qershor 1967 – 14 Dhjetor 1998)
i njohur si Komandant Kapuçi lindi më 6 qershor të vitit 1967[1] në fshatin Çabiq të Klinës dhe më 14 dhjetor 1998 ra deshmorë heroikisht bashkë me 36 luftetaret e tij në kufirin shqiptaro-shqiptar pas një prite nga forcat policore serbe,[2] Ai ishte komandant i brigades 113 të zonës operative të Drenicës po ashtu Krasniqi ka qenë pjesmarrës në daljen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skënderajt në varrimin e mësusit Halit Geci të vrarë nga forcat serbe Mujë Krasniqi bashk me Rexhep Selimin dhe Daut Haradinaj me 28 nëntor 1997 bënë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muje Krasniqi shquhej për guximin, trimërin e tij në fushat e betejave që zhvillojë UÇK-ja kundër forcave serbe dhe në shumicën e rasteve ka udhëhequr njesitin e tij në ofensivat e UÇK-së në zonën operative të Drenicës dhe në disa raste edhe në zonën e Dukagjinit.

Femijeria dhe edukimi i hershemRedakto

Muje Krasniqi ka lindur në fshatin Çabiq komuna e Klinës. Shkollen fillore e kreu në Ujëmirë të Klinës. Ai ishte nje nga 11 fëmijet e prindërve të tij prej të cilëve ky dhe vellau i tij Aliu ranë dëshmore. Gjatë fëmijërisë së tij ai kishte mik edhe Beqir Gashin i cili ishte rapsod dhe dëshmor i luftës së Kosovës. Shkollen e mesme Muja e kreu ne shkollen e mesme Luigj Gurakuqi ne Kijeve te Klines ku njohu edhe profesoreshen e muzikes Xheve Lladrovci e cila njekohësisht ishte dhe bashkeshortja e komandantit Fehmi Lladrovci e cila e motivoi Mujen qe tij bashkangjitej grupeve te athershme ilegale per lirine atedheut, kujton Brahim Gashi mik i afer i Muje Krasniqit. Muja se bashku me mikun e tij Brahim Gashin dhe me Sylejman Selimin e me Rexhep Selimin morren pjese ne demostratat e vitit 1989 ku pastaj forcat jugosllavo-serbe u rane ne gjurme.

SINTEZA E ARTIT ME ESENCËN E HEROIKESRedakto

(Figura e Mujë Krasniqit në krijimtarinë artistike)

Mujë Krasniqi ishte edhe vetë rapsod. Ai i frymëzonte bashkëluftëtarët për t’u hedhur në zjarrin e luftës. Ai këndonte në zjarrin e luftës Adem e Hamëz Jasharit, Luan Haradinajt, për komandantët Fehmi Lladrovci e Abedin Rexhës, Besnik Restelicës. Atë e shoqëronin vëllai Aliun, Beqir Gashi e bashkëluftëtarë tjerë. Porse ai vetë, me dëshmorë të tjerë, hyri në këngë, në histori e në artet tona. Si ta bësh sintezën e përvojës historike dhe sintezën e përvojës krijuese në vetë aktin artistik? Si t’i ngërthesh brenda vargut esencën e heroikes e të luftës çlirimtare në ato çaste të rralla meditimi e vetmie të vjedhur, kur përreth gjëmojnë armët; kur në çdo hap je i rrethuar prej vdekjes; kur hapësirat e ekzistimit janë ngushtuar e ngushtuar rrëqethshëm?

Aktivitet e paraRedakto

Muja qyshe ne vitin 1990 ishte shënjester i milicisë serbe dhe sherbimit UDBA per aktivitete supersive dhe ilegale kundër Jugosllavisë, kur edhe ishte arrestuar dhe torturar nga policia serbe. Po ashtu edhe familjarët e tij ishin te përndjekur nga policia e cila familjen Krasniqi e quante familje terroriste. Ne vitin 1991, Muje Krasnqi plagoset ne Prekaz, pasi ishte në vizitë tek daja i tij. Luftetari Vesel Selimi e morri nën përkujdese deri sa u sherua. Ne vitin 1992 se bashku me dajorët e tij Rexhep e Sylejman Selimi morren ne mbrojte fshatin Ujëmirë të Klinës dhe ju bashkuan Jasharajve ne luften per liri.

Pjesmarrja ne UÇK 1995-1998RedaktoKomandant i Brigades 113Redakto

Vdekja dhe Renia heroikeRedakto

Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake. Në nderim të veprës së, Mujë Krasniqit, në Çabiq në vendlindjen e tij bëhet hapja e Festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë” pastaj ne Klinë 3 ditë radhazi me 6,7,8 qershor , kurse në fushën e sportit mbahet turne tradicional i boksit “Memoriali Mujë Krasniqi – Kapuçi”.[3]