Komuna e Klinës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit – 18 Qershorin, neser në ora 09:30 minuta në Parkun para objektit të Komunës do bëhet ngritja solemne e Flamurit .
Njoftimi i plotë:
AGJENDA PËR 18 QERSHORIN, DITËN E ÇLIRIMIT TË KLINËS
Komuna e Klinës, të enjten, më datë 18 qershor, shënon njëzetë e një vjetorin e çlirimit.
Për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, do të bëhen vetëm homazhe dhe përurimi i memorialit të personave të pagjetur në Kralan, ku në prill të vitit 1999 u masakruan civilë shqiptarë nga ushtria serbe.
Në përurimin e memorialit në Kralan i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.
Agjenda
Ora: 9:30 Ngritja e flamurit dhe intonimi i Himnit
Vendi: Para Kuvendit Komunal,
Ora 9:35 Homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi”,
Ora 9:40 Homazhe pranë memorialit të të pagjeturve në Klinë,
Ora 9:45 Homazhe te busti i “Ismet Rracit”,
Ora 10:00 Homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit,
Ora 11:00 Përurimi i memorialit të personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan.