18 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Klinës. Në nder të kësaj date të veçantë, Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport dhe Shoqatat e Dala nga Lufta kanë zhvilluar disa aktivitete.
Sipas agjendës, në orën 10:00 do të bëhet ngritja e Flamurit para Kuvendit Komunal. Më pas në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek Sheshi “Mujë Krasniqi”.
Për të vazhduar më pas me homazhe tek Memoriali i të Zhdukurve dhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Ndërsa kjo ditë përmbyllet me lojën e futbollit, ndeshje miqësore në mes Veteranët e KF Dukagjinit dhe QKMF-së, e cila do të nis në orën 18:00 në Fushën e Sportit tek Parku “Ilir Merturi”.