Nesër bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani.
Varrimi i Valdete Bllacës, Fisnik Bllacës, Zeqir Bllacës, Hanife Bllacës e Blerim Bllacës nga Gjilani, do të bëhet në ora 14:52-, në fshatin Cernicë.
Kjo është bërë e ditur nga familjarët e familjes Bllaca përmes një njoftimi, transmeton Gazeta Sinjali.
“Të dashur miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se nesër, e enjte, datë: 20.02.2020, në ora 14:52 (me ikindi), bëhet varrimi i familjarëve tanë. Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Cernicë”, thuhet në njoftimin e lëshuar.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dje ka thënë se shpenzimet e varrimit të familjes Bllaca do t’i merr përsipër komuna.
Pjesëtarja e Policisë së Kosovës Valdete Bllaca, gjatë ditës së djeshme dyshohet se ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj vetën. Sipas policisë, në këtë ngjarje ishte përdoruar arma zyrtare. /