Njoftohen të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe më gjërë se do të bëhet vënia e gurëthemelit të Memorialit kushtuar Komandant Drinit, e cila do të mbahet me datë 12 qershor, Ditën e Çlirimit/paqes, me fillim në ora 11:00 në parkun pranë Shtëpisë së Bardhë.
Memoriali i Komandant Drinit po bëhet, për të cilën, familja e Komandant Drinit dhe jo vetëm, krahas pritjes së drejtësisë në vrasjen e tij, gjithashtu ka pritur qeveritë e kaluara plotë 19 vjet për lartësimin e veprës së tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!, ka shkruajtur drejtori i Administratës në komunën e Prizrenit Osman Hajdari