Nesër është 13-vjetori i protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, shkruan GazetaBlic.
VV-ja në nderim dhe kujtim të protestës së 10 shkurtit 2007, nesër organizon disa aktivitete.
Tutje kujtojmë se gjatë protestës së 10 shkurtit vdiqën dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Agjenda për përvjetorin e 13-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007
10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.
13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.
Ftojmë të merrni pjesë!