Reperi i njohur Stresi ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën e fundit që përfshin Gjestin, të cilën e ka cilësuar si një zhgënjim të madh. Ai ka kritikuar ashpër trajtimin që, sipas tij, Gjestit i është bërë nga produksioni.
“Mendoj që e hodhën në plehra (ajo e produksionit). Tash kush e di sa janë mërzit që erdhi në Shqipëri. Mos ta harrojmë dhe këtë gjë. E qitën jashtë dhe e prenë në bes… Por i drejti mbytet, nuk zhytet,” ka shkruar Stresi, duke sugjeruar se ndaj Gjestit është bërë një padrejtësi e madhe, raporton Indeksonline.
Reperi e ka mbyllur mesazhin e tij me një paralajmërim:
“Nëse vazhdon kështu, Gjestinjo, ta gëzoni çmimin, Kosovë. Nesër do jetë ditë e mirë për Gjestinjon, por për të tjerët jo.”
Ky reagim ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po spekulojnë për rrethanat dhe personat e përfshirë. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të japë ndonjë përgjigje lidhur me deklaratat e Stresit.