Më shumë se gjysma e vendeve të punës në disa sektorë të caktuar të ekonomisë britanike është e rrezikuar, nëse masat e izolimit vazhdojnë për një periudhë më të gjatë, kjo sipas një studimi të ri,
Në hulumtimin e bërë nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Essex-it thuhet se masat e izolimit mund të ndikojnë që t’i shkatërrojnë së paku 6.5 milionë vende pune.
Hulumtuesit kanë vlerësuar se gati dy milionë vende pune në industrinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë dhe 1.3 milion vende pune në sektorin e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve janë zhdukur.
Për më tepër, 1 milion vende pune thuhet se janë humbur edhe në sektorin e shërbimeve
Ndryshe, Britania e Madhe është në mesin e shteteve më të prekura nga koronavirusi në Evropë, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Francën, ku deri më tani, në këtë vend janë shënuar mbi 15 mijë viktima dhe 114 mijë të infektuar./