Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës është në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit. Ata mbesin më shpresë se deri në orën 16:00 do të ndodhë ekzekutimi i pagave.
Në të kundërtën, SBASHK do të mblidhet pasditë në një takim urgjent me kryetarët e komunave.
“Jemi në pritje të ekzekutimit të pagave. Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të mblidhet kryesia dhe do të kemi takim me kryetarët e komuane. Uroj që Qeveria do reflektojë, në të kundërten do të ketë vendim për veprime sindikale” thuhet në një reagim të SBASHK-ut.