Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.
Me anë të një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, ata kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit, ndonëse të turbullt, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.
“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, njofton policia.
“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në:
– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.