Nëse dështon Zhegrova, Napoli tenton bashkëlojtarin e Granit Xhakës te Zvicra

Skuadra e Napolit është në kërkim të zëvendësuesit e Khvicha Kvaratskhelia, i cili po shkon te Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.

Antonio Conte dhe agjentët e tij po punojnë shumë për ta sjell në “Diego Armando Maradona” sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Por, sjellja e Edonit në Napoli është shumë e vështirë gjatë afatit dimëror, pasi është Lille që po e bllokon një gjë të tillë.

Dhe nëse dështon Zhegrova, atëherë Napoli do të tentojë futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Dan Ndoye.

24-vjeçari është pjesë e Bolognas dhe vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 25 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni Ndoye në Serien A ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist në 15 ndeshje.