Nëntoriada e librit në Klinë, me 20 tituj të rinj

Shkruan: Prend Buzhala

Në kuadër të JAVËS SË KULTURËS në Klinë, në organizim të DKRS-së, sot u mbajt manifestimi NËNTORIADA E LIBRIT, kushtuar botimeve më të reja të Mikel Gojanit, Ismet Krasniqit, Fazli Feratit dhe Prend Buzhalës.

Për këto botime folën krijuesit e Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë. Ishin rreth 20 tituj veprash për të cilat u fol në këtë manifestim dhe të cilat iu dorëzuan Bibliotekës së Qytetit “Kongresi i Manastirit”, punëtorit të saj Skënder Merturi, i cili edhe e drejtoi këtë manifestim.

Në pjesën e dytë, ORË LETRARE, përpos krijuesve letrarë të mësipërm, poezitë e veta i lexuan edhe krijueset Antigona Deskaj e Fatmire Berisha, nxënëset e shkollës së mesme Aulona Smajli dhe Besa Berisha, nxënëset e shkollave fillore të qytetit të Klinës Suela Racaj, Sara Berisha, Dea Thaqi dhe Elsa Qupeva.

Do theksuar se NËNTORIADA E LIBRIT në Klinë. nëpër vite e dekada, mbahet që nga vitet ’90. Edhe promovimet e sotme të të lbrit iu kushtuan jubileut të 30-vjetorit të formimit dhe veprimtarisë së Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujlo”, i formuar në vitin 1993.

Kjo ishte dita e fundit e JAVËS SË KULTURËS, hapjen e përmbylljen e të cilës e bëri drejtoresha e kulturës Fatjona Gashi.
pb