Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren.Kështu kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Prizrenit.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku dy palë janë konfliktuar me njëra-tjetrën ç’ka sjellë edhe hedhjen e bombës.“Sot para orës 05:00 të mëngjesit pas një mosmarrëvshjeje mes dy palëvë në tregun e kafshëve në Prizren, në lagjen Arbana.
Njëri prej të dyshimtëve ka hedhur një bombë në drejtim të viktima. Nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të lënduar nëntë persona të cilët janë aktualisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Tre të dyshuarit që kanë qenë të përfshirë në rastin e këtij incidenti dyshohet se kanë ikur në drejtim të Gjilanit.”
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive dhe intervistimin e palëve. Nga të lënduarit disa prej tyre kanë lëndime më të rënda. Nuk dihet lloji i bombës, ka mundësi të jetë shok-bombë” deklaruan nga Policia për “Gazeta Blic”