Nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universifare të Kosovës, të zgjedhur më konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.
Në praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata kanë nënshkruar kontratat.
Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Ata u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre.Drejtorët e zgjedhur janë;Naser Syla, drejtor i Klinikës EmergjenteShemsi Veseli, drejtor i Klinikës së BiokimisëVioleta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë PlastikeGazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv QendrorMerita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së EndokrinologjisëBesnik Elshani, drejtor i Klinikës së NeurokirurgjisëMusa Hoxha, drejtor i Klinikës së PulmologjisëFitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së GastroentrologjisëArben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive