Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, kanë pritur në takim drejtoreshën e Fondit për Zhvillim Kombëtar(CDF), znj. Nermin Mahmutaj dhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj organizate.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në kuadër të projektit “TIME TRAVEL” , me ç’rast planifikohen instalime të infrastrukturës së lehtë për vizitorët çka mundëson zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
“Ky projekt është shumë i nevojshëm për ne sepse parasheh zhvillime të mëdha në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në komunën tonë, fushë të cilës si institucion do t`i japim prioritet dhe në të cilën Klina ka asete për promovim të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore/natyrore”.- ka thënë Elezaj gjatë këtij takimi.