Është nënshkruar sot marrëveshja që siguron që policët e Policisë së Kosovës do të marrin shërbime shëndetësore me prioritet në të gjitha spitalet rajonale të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se shëndeti i zyrtarëve policorë është prioritet shtetëror, raporton Indeksonline.
“Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj.”, ka thënë mes të tjerash Sveçla.