NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR INSTITUCIONALIZIMIN E MEKANIZMIT KOORDINUES KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE NË KOMUNËN E KLINËS

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, është nënshkruar marrëveshja për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në komunën e Klinës.
Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, theksoi se komuna e Klinës do të ofrojë mbështetjen të parezervë që të merren të gjitha hapat tjerë të nevojshëm që ky mekanizëm të jetë sa më efikas në trajtimin e çështjeve të dhunës në familje.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për këtë kategori personash që janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës, Prokurorisë, Qendra për Punë Sociale, Zyra e punësimit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zyra për Mbrojtje të Viktimave, Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Klinës, Qendra e Shëndetit Mendor dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka qenë i përfshirë në këtë proces duke u ka dorëzuar Komunave Udhëzuesin rreth themelimit të Mekanizmave Komunal Kundër Dhunës në Familje (dokument i hartuar nga OSBE-ja), si dhe ka organizuar trajnimin i cili ka pasur si qëllim të ndihmojë përfaqësuesit e komunave në hartimin e Strategjive Komunale Kundër Dhunës në Familje, dhe Planeve të Veprimit Kundër Dhunës në Familje, në kuadër të këtij trajnimi po ashtu është ofruar edhe ndihma në Hartimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Themelimin e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje.