Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohd, marrëveshjen e nënshkruan në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.
Ambasada gjermane në Kosovës njoftoi se, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.
Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së.