Komuna e Suharekës ka nënshkruar një kontratë 2.5 milion euroshe me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e një therrtoreje,
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.