NËNSHKRUHEN KONTRATAT PËR 129 PËRFITUES TË SERAVE DHE MOTOKUTIVATORËVE

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtoreshën e organizatës Islamic Relief Kosova, znj. Albulena Gashi, sot kanë nënshkruar kontratat për 129 përfituesit e serave dhe motokultivatorëve.

Ky është një projekt i bashkëfinancuar me organizatën Islamic Relief Kosova, në kuadër të të cilit do të shpërndahen 66 motokultivator dhe 63 sera nga 1 ari.

Kryetari Elezaj ka falënderuar znj. Gashi dhe organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin e mirë që ka pasur komuna e Klinës me organizatën deri më tani në realizimin e projekteve të ndryshme dhe të dobishme për qytetarët.