NËNKRYETARJA SELMANAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E KFOR-it ITALIAN, EKIPIN K-16

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi- Selmanaj, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it Italian K-16, me ç’rast edhe do të bëhet ndërrimi i komandës në kuadër të këtij ekipi.

Përfaqësuesit e KFOR-it Italian bashkëbiseduan me nënkryetaren Selmanaj për bashkëpunimin e deritanishëm si rezultate të projekteve të arritura së bashku në Klinë. Ata i dhuruan në shenjë mirënjohje një dhuratë simbolike, emblemën e KFOR-it Italian K-16.

Nënkryetarja Selmanaj, falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e treguar deri më tani si dhe familjarizimin e ndërtuar gjatë kohës që ky ekip ka shërbyer në komunën tonë dhe për qytetarët tanë. Ajo përzemërsisht shprehi falënderimet për kontributin e tyre që kanë dhënë në forma të ndryshme e që ndihmuan për të ofruar siguri për të gjithë ne si dhe për të ngritur mirëqenie nëpërmjet donacioneve të ndryshme.