Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi- Selmanaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Italian K-16.
Përfaqësuesit e KFOR-it Italian bashkëbiseduan me nënkryetaren Selmanaj lidhur me zhvillimet e fundit në Klinë, për investimet komunale si dhe planet e synimet e përbashkëta të bashkëfinancimit në të ardhmen.
Nënkryetarja Selmanaj falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin dhe familjarizimin e ndërtuar tashmë me institucionet dhe qytetarët e Komunës së Klinës tash e disa vite. Ajo theksoi gatishmërinë reciproke për të ngritur mirëqenie e siguri për të gjithë. Veçanërisht ajo shprehi falënderime për ndihmën dhe donacionet që KFOR-i ka dhuruar në QKMF, njësinë e zjarrfikësve, në shkolla etj.