Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka sulmuar fizikisht dy persona.
Sipas burimeve të Gazetës Express, Lushtaku ka lidhje familjare me njërin prej personave që i ka sulmuar.
Express mëson se Nuredin Lushtaku, derisa ka qenë në restorantin e vet, ka sulmuar fizikisht kushëririn Fejzë Lushtaku.
Ndërkaq personi tjetër të cilin Lushtaku e ka sulmuar në objektin e komunës së Skenderajt, është Gani Halilaj.
I pyetur nga Express rreth rastit Lushtaku ka mohuar duke thënë se nuk është përleshur me askënd.