KOMUNIKAT
E Nëndegës së LDK-së në Zllakuqan lidhur me heqjen e bustit Atë Shtjefën Gjeçovi
Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zllakuqan me indinjat të thellë ka marrur kumtin për heqjen e bustit të fratit, shkrimtarit, arkeologut dhe pedagogut të shquar Atë Shtjefën Gjeçovi nga oborri i shkollës që mban të njëjtin emer.
Atë Shtjefën Gjeçovi në vitin 1897 në Zllakuqan ka vurë themelët e kësaj shkolle dhe qe nga ai vit, brezave të këtij lokaliteti ka shërbyer si frymëzues dhe udhërrëfyes në arsimimin dhe edukimin e tyre.
Edhe përkundër këtij rasti dhe shumë rasteve tjera të liga që po përjetojmë si shoqeri në këtë kohë, nuk do të na dekurarojnë në rrugëtimin tonë drejtë progresit dhe prosperitetit të shoqërisë Kosovare.
Kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës që te merrën urgjentishtë me këtë rast.
Nëndega e LDK-së,
Zllakuqan, 15.7.2019