Një vajzë është raportuar se ka humbur në Vushtrri.
Nëna e saj ka kontaktuar me Indeksonline, ku tha se vajza e saj 17-vjeçarje, Olta Ejupi që nga dita e premte nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.
Edhe Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Vushtrri 07.12.2023 – 23:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Kushdo që ka ndonjë informacion për vajzën e saj të thërras në numrin e telefonit: 048400507./