Një grua nga Klina është larguar nga shtëpia, duke i braktisur fëmijët e saj. Rastin i cili është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve, e ka lajmëruar në polici një burrë. Rasti është duke u hetuar
“Klinë / 01.06.2024 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.