Pak ditë pa u bërë 22 vjet që iu vranë të katër djemtë ndërroi jetë edhe nëna e tyre Abide Sejdiu.
Për gjithë këtë kohë 87 vjeçarja dhimbjen për vrasjen e të bijve në Masakrën e Qirezit më 28 shkurt 1998 e mbajti brenda.
Ata që e njohën do ta mbajnë në mend si një grua të fortë. Nënës së dëshmorëve sot iu plotësua dëshira që të varroset pranë të bijve.