Ish-deputetja e PDK-së, Teuta Hadri ka njoftuar se i ka vdekur nëna si pasojë e koronavirusit.
“Nga sot mbeta pa nënën time të dashur! E forta ime, nëna ime dhe nëna e gjithë shoqeve ilegale që mbante portën hapur si heroinë për t’i pritur me buzëqeshje ato bija të nenave siç thoshte ajo! Iku mësuesja ime e jetës iku duke luftuar me sëmundjen e këtij shekulli – covid”, ka shkruar ajo në Facebook.