E bija e dëshmorit të kombit Ahmet Kaçikut, Festina i ka dedikuar një shkrim gjyshes së saj, nënës së heroit të Kosovës. Një nënë që nuk është dorëzuar kurrë dhe që është kujdesur për fëmijët e djalit të saj dëshmor. Një nënë që mundohet ta heq mallin që ka për djalin e saj duke e përqafuar atë tashmë të skalitur në bronz.
“Jeta të ka borxh shumë. Që s’do ti kthej kurrë, netët të gjata e në makthe për fëmijët e tu qq ishin në male e për ata e vegjlit që nuk ti lëshonin dy këmbët, e dikur kur pesha e humbjes peshoi mbi shpatullat e tua ti s’u dorëzove por vendose që gjysmën e zemrës ta varrosesh bashkë me djalin tënd që tash me ishte bërë vet historia e ti more emrin ” nena e heroit”.Lotët nuk ishin miket e tua që të ngushëllonin sepse i kishe premtuar babit, por e di që qëndroje e fort për ne e për të. Me fal që çdo herë vija e qaja në krahët e tu, me fal që të kam shkaktuar dhe me shumë dhimbje por tek ti gjeja ngushëllim sepse tregoje gjithmonë diçka për te që me bënte mes lotësh qe te qesh. Ti me mësove se si duhet dhimbjen e mallin për të ta kthej ne krenari edhe pse ndonjëherë i mund mungesa e tij. E sot mallin qe kishe ta përqafoje dhe një herë e bëre por kësaj here pas kaq shumë vitesh e përqafove në bronz nga jashtë përqafim i ftoftë por nga brenda ngrohet”, ka shkruar Festina Ahmet Kaqiku.