autorëve të ngacmimeve në internet, veçanërisht kur anonimati përdoret si mburojë, dërgon mesazhin e duhur: akte të tilla do të përballen me forcën e ligjit. (Sektori krimit kibernetik ne polici dhe prokurori duhet forcuar bashkë me legjislacionin në këtë fushë)Humbja tragjike e jetës së 41 vjeçares është një kujtesë se lufta kundër anonimatit dhe komenteve denigruese në internet nuk është sfidë teknologjike, por kërkesë morale e kohës.”
Moderatorja Arbana Osmani i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mbyllë platformën e TikTok.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Arbana Osmani.
Për ngjarjen ka reaguar edhe moderatorja Kiara Tito. “Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!” , shkruan ajo.
Top Channel