Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një nënë 35- vjeçare pasi akuzohet për dhunë në familje.
Rudina Murataj, 35 vjeç, banuese në Gjirokastër, me arsim të lartë rreth orës 12:00 të ditës së djeshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj të mitur 7 vjeç, shtetases A. K., në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ Gjirokastër, në prani të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.
Por ky nuk është rasti i parë që Murataj ushtron dhunë ndaj fëmijëve të saj, pasi ka pasur dhe precedentë të mëparshëm.