Një grua në Shtërpcë ka raportuar në polici se djali i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport