Dy persona janë arrestuar mesnatën e së premtes në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur në mes vete.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë lidhje familjare, baba e djalë, të cilët dyshohet se ishin të dehur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur në mes veti (babë e djalë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.