Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës priten që gjatë ditës së sotme të zhvillojnë një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë.
Ky takimi do të mbahet në orën 17:00, në Kuvendin e Kosovës.
Lufti Haziri ka thënë se i takon Vetëvendosjes që të vendos orë e takimi.
“Duhet me e pyet zyrën e VV-së se ata janë organizatorët e takimit dhe iu mbetet atyre ta caktojnë orën e takimit”,ka deklaruar Haziri për Insajderi.
Ai tutje ka shtuar se LDK-ja mbetet në ato qëndrime të njëjta dhe do shihet çka do flitet sot në tavolinë.
Ndryshe, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kohë vetëm deri më 4 shkurt që të arrijnë një marrëveshje për koalicion, ose ndryshe vendi mund të shkojë në zgjedhje ose pritet që të ketë koalicion mes partive të tjera.